Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Anton Quni, i ka bërë thirrje anëtarëve të këtij subjekti politik për unitet, pas kërkesave të tri degëve për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit.
Quni me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se është koha e afrimit të njëri-tjetrit dhe se asnjë dallim s’guxon të jetë më i madh sesa LDK’ja, shkruan nsajderi.
“Është koha e afrimit të njëri-tjetrit dhe jo e largimit. Secili prej nesh ka një kontribut të jashtëzakonshëm dhe vend të pacenueshëm në këtë strukturë, prandaj asnjë dallim nuk guxon të jetë më i madh se qëllimi ynë i përbashkët”, deklaroi Quni.
“Ju ftoj të gjithëve të më punojmë për pajtim, duke lënë anash çdo gjë që na ndan; për bashkim, duke u rreshtuar rreth vlerave tona të përbashkëta; dhe për urtësi, duke dëshmuar pjekurinë politike që e ka karakterizuar gjithmonë LDK-në”, vijon shkrimi i tij.
Reagimi i plotë:






