22.7 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Për të bërë foto me artistin e njohur duhet të paguani mbi 1000 dollarë…

- Advertisement -

Fansat e reperit të njohur Chris Brown-it kanë habitur me pozat e tyre krahas yllit amerikan në turneun e tij “11:11”. Fotografitë ku Chris Brown prek të pasmet e fanseve kanë bërë xhiron e rrjetit, ku disa e kritikuan gjestin e këngëtarit dhe të tjerët e përgëzuan për strategjinë fitimprurëse. Ndërkaq, takimi dhe fotografia me këngëtarin kushton sa vetë bileta e koncertit, pra plot 1,111 dollarë.

Reperi i njohur ndërkaq ka pretenduar së fundmi se ka një numër befasues këngësh të papublikuara. Në një episod të ri të podcast-it të Shay Shay Club, prezantuesja Shannon Sharpe e pyeti kantautorin se cilat janë tre këngët e tij kryesore të papublikuara. Chris u shpreh:

Është shumë e vështirë, sepse të jem i sinqertë me ju, kam rreth 15,000 këngë të papublikuara. Vetëm në telefonin tim, në disa aplikacione, kam ndoshta 1800.

Kjo nuk është hera e parë që Brown pretendon të ketë një numër të madh këngësh të papublikuara.  Këngëtari i R&B i tha Hot 97 në 2017 se kishte 800 këngë të papublikuara vetëm në telefonin e tij. Albumi i 11-të i Brown, ’11:11′, do të publikohet më 11 nëntor dhe ka 11 këngë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit