Qytetarët të cilët deshën të hynin në Kosovë nga Shqipëria nëpërmjet pikës kufitare të Vërmicës por nuk ishin vaksinuar me dy dozat anti-covid u kthyen prapa. Shumë nga ta thanë se nuk e dinin për masat e reja. Shumica prej tyre ishin shtetas të Shqipërisë që ishin nisur drejt vendeve turistike në Kosovë, në Brevovicë, Bogë e Brod.
Në Vërmicë nuk u lejua asnjë qytetarë të futet në territorin kosovar pa certifikatën me dozat e plota të vaksinës anti-covid.
Nga e hëna për policinë kufitare nuk vlen asnjë dokument tjetër apo test PCR përveç dëshmisë së vaksinimit.
Qytetarët nga Shqipëria që donin të hynin në Kosovë dhe nuk e posedonin një dokument të tillë pavarësisht se kishin marrë njërën dozë vaksinë dhe testet PCR u kthyen mbrapsht./RTK