28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Për herë të parë në QKUK përdoret ilaçi që kushton mbi 2 milionë euro”

- Advertisement -

Një fëmijë i moshës dy vjeçare i cili vuan nga sëmundja e atrofisë spinale muskulore në Kosovë, është trajtuar me ilaçin ndër më të shtrenjtë në botë.

Aplikimi i terapisë është bërë nga stafi i repartit të Pediatrisë në QKUK, ka thënë për Radio Kosovën shefi i Repartit të Neurologjisë në Pediatri, Naim Zeka, i cili tha se pasi kanë fituar donacionin, nga kompania zvicerane “Novartis”, ata janë pajisur me certifikata dhe janë autorizuar për të bërë trajtimin e fëmijëve me këtë terapi në Kosovë.

“Terapia është aplikuar me 7 mars. Terapia vërtet është shumë e shtrenjtë. Kushton 2 milionë e 125 mijë dollarë. Kjo terapi është fituar nëpërmjet një donacioni nga firma “Novartis”. Çdo gjë ka shkuar në rregull, fëmijën jemi duke e përcjell dhe gjendja e pacientit është stabile. Këtë pacient nuk e kemi zgjedhur ne, por ka qenë i vetmi pacient në momentin kur kemi konkurruar për këtë medikament  që i ka plotësuar kriteret të cilat i parashtron vetë mënyra e dhënies së terapisë”, deklaroi Zeka.

Ndërkaq, familjarët e fëmijës dy vjeçar i cili është trajtuar me këtë terapi, pa dashur të identifikohen, kanë treguar për Radio Kosovën se gjendja e fëmijës është stabile. Ata thanë se Ministria e Shëndetësisë u ka premtuar që do t’ua sigurojë një aparaturë që do të lehtësonte trajtimin  efikas të fëmijës.

Ndërsa, shefi i Shërbimit të Neurologjisë Pediatrike thotë se suksesi më i madh është që detektimi i sëmundjes të bëhet qysh në moshat e hershme përmes screeningut neonatal, i cili do ta plotësonte suksesin e vetë terapisë.

“Terapia ka arritur tek ne një muaj femja pa i mbushur dy vite. Ky ka qenë afati i fundit që sot përdoret kjo terapi për të pasur efekt. Parakusht për një  diagnostikim të  hershëm është  “creening testi neonatal”,  i cili do të na sigurojë që këta fëmijë t’i detektojmë më herët dhe t’i parapërgatitim për fillimin e terapisë”, deklaroi Zeka.

Ai tutje thotë se problem i kamotshëm mbetet diagnostikimi i kësaj sëmundjeje, sepse në Kosovë fatkeqësisht  mungon shërbimi i screeningun neonatal.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit