29.5 C
New York
Monday, July 15, 2024

Buy now

Për herë të parë në histori, një gjyqtare shqiptare do të ndajë drejtësinë në Ligën e Kampionëve

- Advertisement -

Për herë të parë në histori një gjyqtare shqiptare do të gjykojë një ndeshje të Ligës së Kampionëve për vajza.

UEFA ka përzgjedhur Emanuela Rustën si gjyqtaren që do vendosë drejtësi në ndeshjen mes Benfikës dhe Barcelonës.

Jo vetëm kaq, por si ndihmëse Rusta do ketë gjyqtaren tjetër shqiptare Edjena Kapxhiu. Më herët si Rusta ashtu edhe Kapxhiu kishin ndarë drejtësinë deri në ndeshjet kualifikuese, por pa arritur në këto nivele.

Prej 30 qershorit 2023 Rusta është ngjitur në Kategorinë e Parë të gjyqtareve të UEFA-s, ndërsa shpesh ajo gjykon edhe ndeshje të meshkujve në Superligën shqiptare.

Ndeshja mes Benficës dhe Barcelonës është programuar të luhet në Seixal të Portugalisë më datë 31 janar, prej orës 21:00.

Ky është një tjetër lajm i shkëlqyer dhe një sukses për arbitrimin shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, që marrin një vlerësim të tillë nga UEFA.

Kjo vërteton edhe një herë rritjen e arbitrimit shqiptar dhe përfaqësimin në nivele të larta të skenës së futbollit evropian e botëror.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit