Për herë të parë në histori, FIFA dhuron unaza ari për fituesit e Kupës së Botës

- Advertisement -

Fitorja 1:0 e Spanjës ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026, e vendosur nga goli i Ferran Torresit, solli jo vetëm trofeun e artë për “La Rojan”, por edhe një risi historike nga FIFA.

Për herë të parë në historinë e Kampionatit Botëror, FIFA vendosi t’i shpërblejë kampionët me unaza të arta, duke ndjekur një traditë të njohur në sportet amerikane.

Pas ceremonisë së ndarjes së medaljeve dhe trofeut, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, hyri në dhomat e zhveshjes së përfaqësueses spanjolle, ku i dorëzoi personalisht secilit futbollist nga një unazë ari për të përjetësuar suksesin historik.

Ky gjest simbolik u prit me entuziazëm nga lojtarët e Spanjës, të cilët, përveç medaljeve dhe trofeut të Kupës së Botës, tashmë do të kenë edhe një kujtim unik nga triumfi i tyre në finalen ndaj Argjentinës.

Spanja u kurorëzua kampione e botës pasi mposhti Argjentinën me rezultat minimal 1:0, falë golit vendimtar të Ferran Torresit, duke ngritur për herë të dytë në histori trofeun më prestigjioz të futbollit botëror.

Të ngjashme

Të fundit