13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Për çfarë ndryshimi po flasim? Agron Demi numëron dështimet e Qeverisë Kurti

- Advertisement -

Drejtori i Institutit GAP, ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqqeverisje. 

Përmes një postimi në Facebook, Demi ka thënë se buxhetit për investime kapitale vazhdon me shku vetëm në komunat që udhëhiqen nga LVV-ja.

Po ashtu, Demi ka kritikuar Qeverinë edhe për kapje të ndërmarrjeve publike dhe dështim të seancave të Kuvendit.

Postimi i plotë:

Pas 20 vitesh keqpërdorimi e keqmenaxhimi, qe dy vjet kjo partia e re “e shpresës” nuk ka mbërri me i pajis spitalet me pej kirurgjik, institucionet nuk kanë material me lëshu letërnjoftime e pasaporta, buxheti për investime kapitale vazhdon me shku te komunat që qeverisen nga partia që udhëheq qeverinë, xhipat e zi zyrtarë vazhdojnë me terrorizu nëpër rrugë, vazhdon kapja e ndërmarrjeve publike me njerëzit e partisë, realizimi i buxhetit është në nivelin më të ulët historik, seancat parlamentare vazhdojnë me dështu për shkak të mungesës së kuorumit, politika e jashtme nuk ekziston, transparenca për faqe të zezë e arroganca në kulm…

Për çfarë ndryshimi në qeverisje po flasim?

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit