Pentagoni zbuloi më 29 prill se lufta e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit kishte kushtuar rreth 25 miliardë dollarë për rreth dy muaj.
Megjithatë, kur Jules Hurst III, kryeshef financiar në Pentagon, u pyet nëse ka kosto me shifra të përditësuara në lidhje me luftën deri më sot, tha: “Në kohën e dëshmisë… [kosotja] ishte 25 miliardë dollarë, por ekipi i Shtabit të Përgjithshëm dhe kontrollori janë vazhdimisht duke i shqyrtuar vlerësimet dhe tani ne mendojmë se është afër 29 [miliardë dollarë].”
“Kjo është për shkak të kostove të përditësuara të riparimeve dhe zëvendësimit të pajisjeve dhe, gjithashtu, vetëm kosto të përgjithshme operacionale për t’i mbajtur njerëzit në teatrin e luftës” – shtoi ai, raporton gazeta “The Guardian”.
Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth, më pas tha se “do të ndajmë çfarë mundemi”, kur të jetë “relevante dhe e kërkuar”, pasi u pyet se kur do të ndahen më shumë të dhëna për koston e luftës me Kongresin dhe nënkomisionin e mbrojtjes në Dhomën e Përfaqësuesve.






