16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

- Advertisement -

Një prej tyre është Penelope Cruz, e cila sipas Daily Mail është “fiks si sirenat”, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç.

Por cili është sekreti i bukurisë për aktoren e njohur?

Në një intervistë për Elle, ajo vetë ka zbuluar se fiksimi më i madh i bukurisë për të janë hormonet bio-identike.

“Në mënyrë të vazhdueshme lexoj për ushqimet, çfarë duhet të ha, apo si më reagojnë hormonet. Kam mësuar nga shumë doktorë dhe jam e lumtur për këto”, tha aktorja.

Penelope Cruz e kombinon ushqimin e mirë me kremra fytyre dhe aktivitet fizik 4 herë në javë. Ajo fle tetë orë gjumë dhe gjithmonë në orarin e njëjtë.

Hormonet bio-identike janë një mënyrë mbështetjeje për të ndaluar plakjen, e përdorur shumë në Hollywood, si një terapi që kthen pas kohën duke mbajtur të njëjtin shkëlqim në fytyrë, por edhe enrgji, sikur të jesh 30 vjeç.

Oprah Winfrey e ka promovuar po ashtu shpesh këtë terapi në blogun e saj.

Këto hormone bio-identike janë të ngjashme me ato që prodhon vetë trupi dhe përdoren si terapi zëvendësuese (në teori) natyrale. Por këto hormone ekzistojnë edhe të krijuara në mënyrë kimike.

Studiuesit nuk janë shumë të bindur për përdorimin e tyre, pasi nuk ka mjaftueshëm studime për efektet anësore, citon Anabel.

Nga ana tjetër, institucioni përgjegjës për ilaçet dhe ushqimin në Amerikë nuk e ka aprovuar ende asnjë prej këtyre hormoneve, pasi dyshohet se bie ndesh me rregullat e tyre për mbrojtjen e konsumatorit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit