29.8 C
New York
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

“Pendohet” Barcelona, “Katalanasit” kërkojnë rikthimin e “tulipanit” holandez

- Advertisement -

Shkëlqeu në Holandë, po shkëlqen në Gjermani dhe sezonin e ardhshëm ekziston mundësia, që të tregojë vlerat e tij, në Spanjë aty ku nisi gjithçka. Prodhimi i Akademeisë së “La Masia”, “fabrika” e prodhimit të talenteve, për “Katalanasit” e Barcelona, Xavi Simons duket se është i destinuar për gjëra të mëdha, pavarësisht se mban mbi supe vetëm 21 vite.

Talenti i repartit ofensiv po kalon një periudhë fantastik i huazuar, te “Demat” gjermanë, të RB Leipzig, ku në 41 ndeshjet e zhvilluara këtë sezoni ka arritur të shënojë 9 gola, si dhe të asistojë plto 15 të tjerë, një rënie e vogël në statistika krahasuar me periudhën e tij, te PSV, sezonin e shkuar, por duke parë rritjen e vështirësisë së sfidave, kualiteti i tij mund të thuhet se është rritur.

Pas PSV e Leipzig, tashmë shërbimet e Simons i kërkon pikërisht klubi, që vendosi ta shiste para dy sezonesh, “Katalanasit” e Barcelona, me këta të fundit që sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle kanë filluar kontaktet e para me “gjigantët” e Paris Saint-Germain, për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit, megjithatë deri më tani nuk asgjë konkrete, teksa pritet nisja e merkatos së verës, për të mësuar diçka më shumë lidhur me të ardhmen e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit