9.8 C
New York
Monday, December 9, 2024

Buy now

Peci sërish me video-adresim, sulmon mediat dhe opozitën për grantet

- Advertisement -

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, nëpërmjet një tjetër video-adresimi në Facebook, ka bërë një sërë sulmesh dhe akuzash ndaj opozitës dhe mediave pas raportimeve për grante në vlerë stratosferike për vëllain dhe dajën e deputetes së VV-së, Fitore Pacollit.

Ndonëse ministri Peci gjatë adresimit i quajti “shterp” raportimet të cilat i përkufizon si “sulme”, Nacionale raportoi të shtunën se Ministria e Bujqësisë ka pezulluar grantin për dajën e deputetes Pacolli.

Në arsyetimin për vendimin e marrë, thuhet se kjo vjen pas raportimeve të mediave në lidhje me parregullsi në dhënien e këtij granti.

“Pas aplikimit dhe procedimit administrative të aplikacionit së bashku me dokumentet përcjellëse të dorëzuar nga ana juaj për përkrahje sipas Programit për Zhvillim Rural, AZHB gjatë vlerësimit dhe procedimit të lëndës është njoftuar nga mediat lidhur me pretendimet e tyre për parregullsi, si rezultat i këtyre pretendimeve ka ndërmarrë hapa ligjor për verifikimin e këtyre pretendimeve, të cilat në procedurën administrative është një çështje juridike e pavarur, zgjidhja e së cilës është nën juridiksionin e organeve të tjera dhe është parakusht për zgjidhjen e çështjes kryesore e inciiuar në procedurë administrative.” – thuhet në vendim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit