Peci, partive politike: Mësojeni fjalën kompromis dhe arrini kompromisin

- Advertisement -

Drejtori i Institutit “KIPRED”, Lulzim Peci ka vlerësuar se situata aktuale politike në vend është e ngjashme me situatën e shkurtit të vitit 2025.

Peci, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kjo situatë mund të tejkalohet vetëm përmes kompromisit.

E , në rast se një gjë e tillë nuk ndodhë atëherë sipas tij, vendi do të shkojë përsëri në zgjedhje.

“Ngjashëm me situatën e shkurtit të vitit 2025, edhe tash mendoj që qëndron tek pjekuria politike se a do të kalojmë përmes kompromisit këtë gjendje apo do të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Peci.

Peci, ka thënë se polarizimi politik po ndikon në funksionimin e institucioneve në vend.

“Ajo është më se e qartë, një vend i cili nuk ka institucione stabile nuk mundet me ec përpara me reforma edhe me kërkesat që i kanë të gjithë qytetarët dhe agjenda zhvillimore e Kosovës”, ka shtuar ai.

I pari i KIPRED-it ka folur edhe për pasojat që mund të ketë vendi, në rast të vonesave në formimin e institucioneve.

“Për ekonominë sidomos janë shumë, ne kemi nevoje për reforma fundamentale ekonomike. Pikësëpari me reformat që kanë të bëjnë më politikat fiskale mirëpo edhe për përgatitjen e Kosovës për tu bashkuar tregut unik evropian, i cili me siguri do të jetë njëra nga gjërat e para nga oferta evropiane integrimin rajonal të rajonit”, ka shtuar Peci.

Ai, ka pasur edhe një mesazh për partitë politike në vend, sa i përket kompromisit.

“Mësojeni fjalën kompromis dhe arrini kompromisin”, ka thënë ai.

Më 7 qershor qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur udhëheqësinë e shtetit.

Të ngjashme

Të fundit