2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Peci paralajmëron se do të bëjë kallëzim penal ndaj Abdixhikut

- Advertisement -

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka paralajmëruar se do të bëjë kallëzim penal ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një intervistë për RTV21.

“Lumri Abdixhiku dhe LDK-ja kanë përgadit një kallxim penal pa asnjë fakt dhe duke ditur se nuk kanë asnjë fakt kanë telefonuar njërin prej asambleistëve të LDK-së në Lipjan dhe e kanë lut dhe i kanë ofruar mbështetje edhe financiare për me dalë me deklaru se procesi i fitimit të grandit është realizuar përmes ryshfetit (…)”

“(…)personi në fjalë përmes një personi që ai e njeh e ka kontakuar dhe i ka thanë tregojeni ministrit se presioni i LDK-se ndaj meje është i paparë unë nuk kam mujt me paramendu që LDK-ja bie në këtë derexhe për me më perdor mua për me bë një shpfije, për këtë nuk ia fali Abdixhikut e LDK-së, jam duke e pergaditur një kallxim penal”, tha Peci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit