Analisti politik, Lulzim Peci, ka vlerësuar se Kosova duhet të zhvillojë bisedime të thelluara me shtetet që sponsorizuan themelimin e Dhomave të Specializuara, në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete lidhur me procesin.
Peci ka deklaruar se qëndrimet e Kosovës janë të domosdoshme, por ato nuk mjaftojnë pa dialog me shtetet që mbështetën themelimin e Gjykatës Speciale.
“Nëse mendojmë që pa shtetet që e kanë sponsorizuar themelimin e kësaj Gjykate, pa biseduar më thellësisht me ta, ne nuk do të mund të ecim përpara. Qëndrimet tona janë të domosdoshme, por pa aktorët që e kanë sponsorizuar themelimin e kësaj Gjykate, nuk do të kemi ndonjë rezultat”, ka deklaruar Peci në ‘Click’ të RTV21.






