-8 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Peci dënon sulmin ndaj shtëpisë me pronar shqiptar në veri

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Zveçanit Ilir Peci, po e dënon fuqishëm sulmin ndaj shtëpisë me pronar shqiptar në veri.

”Sulmet e tilla, e cenojnë rendin dhe sigurinë publike dhe si të tilla janë të papranueshme. Ju bëjmë thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që këtë akt kriminal, ta zbardhin sa më shpejt dhe njëherësh kryesit e kësaj vepre të dalin sa më shpejt para drejtësisë”, thotë ai në deklaratën e lëshuar nga ai.

”Po ashtu, kërcënimi që i është bërë zyrtarit komunal, ka për qëllim frikësimin dhe pengimin në kryerjen e detyrave të përditshme ndaj zyrtarit komunal”.

”Ne si komunë jemi shumë të përkushtuar dhe nuk do të ndalemi në kryerjen e detyrave tona, karshi gjithë qytetarëve pa dallim”.

”Njëherësh u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që çfarë do informacione që mund të posedojnë lidhur me këto akte kriminale, të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që kryesit e këtyre veprave kriminale të dalin sa më shpejt para drejtësisë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit