8.1 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

PDK vazhdon zgjerimin në Gjermani, themelohet nëndega në Göppingen të Baden-Württembergut

- Advertisement -

Është themeluar nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës në Göppingen të Baden-Württembergut, ku kryetar u zgjodh politologu i shquar, Doktoranti i Universitetit të Stuttgartit, Leon Duhanaj.

Të pranishëm në të ngjarje ishin kryetari i komisionit të PDK-së për organizim në mërgatë, Elmi Reçica dhe kryetarja e Degës së PDK-së në Baden-Württemberg, Lindita Zeqiri.

Reçica është shprehur se mërgimtarë të suksesshëm po i bashkohen vizionit të PDK-së për t’ia kthyer Kosovës dinjitetin.

“Tubimin themelues e përshëndetën, Kryetari i Shoqatës Kulturore “Nëna Terezë” në Göppingen, z.Jahja Gashi, një aktivist i shquar dhe punëtor i madh i mbajtjes gjallë i aktivitetit kulturor dhe artistik shqiptar në Mërgatë, Kryetari i Degës së PDK-së në Malishevë, z.Mevludin Mazreku dhe përfaqësuesi i strukturave të PDK-së nga Dega e Bajernit dhe Thüringenit, z.Mentor Mazreku. Në këtë takim të pranishëm ishin bashkëveprimtarë, intelektualë të shquar, aktivistë të çështjes kombëtare, struktura të PDK-së në Gjermani dhe biznesmenë të suksesshëm, të cilët i janë bashkuar vizionit të PDK-së për t’ia kthyer Kosovës dinjitetin dhe qeverisjen e mirë”, njoftoi Reçica.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit