PDK sot në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

- Advertisement -

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka njoftuar se sot (e shtunë), do të jetë në sallën e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.

PDK ka bërë të ditur se grupi parlamentar do të jetë në Kuvend nga ora 11:00.

Sipas njoftimit, PDK i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës.

Partia opozitare kërkon që seanca të vazhdojë, siç thuhet në njoftim, në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

Të ngjashme

Të fundit