Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar Gjeneral Major Skënder Çekun në 25 vjetorin e rënies heroike të tij, duke vlerësuar lartë angazhimin e Çekut në organizimin, fuqizimin dhe ngritjen e bazave të UÇK-së në zonat e kufirit Kosovë-Shqipëri. “Të përjetshme janë lavdia dhe kujtimi për Gjeneral Major Skënder Çekun!’, thuhet në postimin e PDK-së.
Postimi i plotë:
Sot, bëhen 25 vite nga rënia heroike e Gjeneral Major Skënder Çekut, i cili u angazhua për organizimin, fuqizimin dhe ngritjen e bazave të UÇK-së në zonat e kufirit Kosovë-Shqipëri.
Ai u shqua në betejën e lavdishme frontale të Loxhës, ku do të dallohej për strategjinë, heroizmin dhe vendosmërinë për çlirimin e Kosovës.
Të përjetshme janë lavdia dhe kujtimi për Gjeneral Major Skënder Çekun!