PDK në Prizren mori pak mbi 12 mijë vota, Totaj analizon faktorët e rezultatit

- Advertisement -

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se disa faktorë kanë ndikuar në rezultatin e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, përfshirë renditjen e kandidatëve në listë dhe uljen e pjesëmarrjes së votuesve.

Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka marrë gjithsej 12,013 vota ose 22.12%.

Në Debat Plus, Totaj tha se Prizreni mbetet një nga bastionet kryesore të PDK-së, të cilin e quajti edhe “Jerusalemin” e partisë.

“Edhe një element tjetër është me rëndësi me theksu, Prizreni është “Jerusalemi” i PDK-së, ndërsa kandidati i parë nga Prizrenit në listën e PDK-së ka qenë numër 30. Ky është një element. Elementi tjetër është me Nait Hasanin. Dhe elementi kryesor është zvogëlimi numrit të votuesve në përgjithësi…”, ka thënë Totaj.

Të ngjashme

Të fundit