24.2 C
New York
Sunday, June 23, 2024

Buy now

PDK në Prishtinë: 15 hektarë të pronës komunale te Stacioni i Autobusëve u tjetërsuan për ndërtim

- Advertisement -

Në një konferencë për media, Nënkryetarja e PDK-së Besianë Musmurati dhe shefi i grupit të asambleistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri treguan për planin e Kalabrisë që u votua të Hënën në Prishtinë.

Në këtë plan, 15 hektarë të pronës publike përreth Stacionit të Autobusëve u dhanë për ndërtim të lartë. Planin që e propozoi Përparim Rama, e votoi edhe Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë.

PDK në Prishtinë ishte kundër këtij plani, dhe bëri të ditur që historia e shpronësimit të Badocit po përsëritet edhe në Kalabri.

“Në Badoc, Përparim Rama u mundua që ta tjetërsojë pronën publike për të akomodu kërkesat e disa kompanive të ndërtimit të afërta me të. Në planin për lagjen Kalabria, prapë mbi 15 hektarë të pronës publike u vënë në shërbim të kompanive të ndërtimit” tha Retkoceri.

Ndërsa Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati theksoi që edhe më shqetësues është fakti se Përparim Rama nuk do të ndalet vetëm me planin e Kalabrisë. “Ai do të sjellë për votim plane të tjera që përsëri mund të tjetërsojnë pronën publike” tha Musmurati.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit