Sipas burimeve në Policinë e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pasur pjesëmarrjen më të madhe në tubimet përmbyllëse të fushatës zgjedhore, me 18 deri në 20 mijë qytetarë të pranishëm.
Në vend të dytë ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me një pjesëmarrje që vlerësohet nga 15 deri në 17 mijë persona.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje (VV), partia në pushtet, ka regjistruar pjesëmarrjen më të ulët mes tri partive kryesore, me 8 deri në 10 mijë qytetarë të pranishëm në tubimin përmbyllës.
Këto të dhëna tregojnë për një mobilizim të madh të qytetarëve në këtë fushatë, me një interes të veçantë për tubimet e PDK-së dhe LDK-së.