7.5 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

PDK-ja themelon një nëndegë në Francë

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka treguar se është themeluar nëndega e PDK-së në Lyon të Francës.

Siç ka njoftuar Reçica në Facebook, kryetar të kësaj nëndege është e kanë zgjedhur Ardit Bejtën.

Reçica tha se roli i mërgimtarëve ka qenë gjithmonë i rëndësishëm.

“Roli i mërgatës tonë, historikisht, ka qenë jetik për çlirimin, pavarësinë dhe ndërtimin e Kosovës. Sot, ky rol është po kaq i nevojshëm në zhvillimin dhe integrimin e vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook. “Si aseti më i çmuar që kemi, jam shumë i lumtur që mërgata jonë kontributin e tyre në shërbim të vendit po e koncepton përmes PDK-së”.

Për më shumë ai ka treguar për mënyrën sesi ështe mbajtur ngjarja e themelimit të kësaj nëndege në Francë.

“Për pjesëmarrjen dhe fjalët frymëzuese në këtë Kuvend, i falënderoj përzemërsisht Kryetarin e Këshillit për organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së në Francë, Sami Islamin, veprimtarin tonë të njohur në Lyon, Sjedullah Syla, nënkryetaren e nëndegës në Gjenevë, Vahide Bujupi – Qerimi, Agim Thaçin nga Shoqata “Ilira” në Bourg en Bresse, përfaqsuesin e Clermont – Ferrand, Ilir Azemin dhe nënkryetarin e Degës së PDK-së në Zvicër, Mujë Haziri”, ka thënë deputeti i PDK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit