“PDK-ja ka hyrë në një rreth vicioz me Ligjin për Specialen”, Canaj: Edhe përkrahësit e saj janë zhgënjyer

- Advertisement -

Analisti politik, Blerim Canaj, ka vlerësuar se qëndrimet e PDK-së lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale kanë shkaktuar përçarje dhe pakënaqësi edhe në mesin e përkrahësve të kësaj partie.

Canaj ka kujtuar protestat 21-ditore, duke thënë se qytetarët kishin dalë në rrugë me shpresën se do të arrihej një vendim lirues për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Sipas tij, tashmë është e paqartë se çfarë po ndodh rreth kësaj çështjeje dhe nëse bëhet fjalë për manipulim apo për një lojë politike.

“Ka shkaktuar krisje në PDK, madje edhe te vetë përkrahësit e PDK-së. Për 21 ditë njerëzit kanë dalë dhe kanë protestuar, sepse kanë besuar në diçka. Kjo ka treguar se sa i rëndësishëm ka qenë për qytetarët një vendim lirues për krerët e UÇK-së në Hagë. Por, në fund, ne nuk po dimë se çfarë po ndodh, a është manipulim apo thjesht lojë politike. Unë dua të besoj se ata nuk e dinë se sa po bëjnë diçka qëllimisht. Tash jemi në një situatë ku janë futur në një rreth dhe po kërkojnë një derë për të dalë prej saj, në vend se ta zgjidhin situatën”, ka deklaruar Canaj në emisionin Click të RTV21.

Të ngjashme

Të fundit