Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një letre drejtuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, i kanë kërkuar sërish këtij të fundit që të thërrasë vazhdimin e seancës, për nesër më 22 gusht 2026, në ora 11.00.
Nga PDK’ja, thuhet edhe se, monkonstituimi i Kuvendit, brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të akteve të Gjykatës Kushtetuese, përcjell Gazeta Express.
‘’Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë. Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij.








