PDK dorëzon ankesë zyrtare për komunikatën e Kuvendit

- Advertisement -

Deputeti Artan Behrami ka bërë të ditur se, së bashku me Blerta Deliun dhe Altin Krasniqin kanë dorëzuar ankesë zyrtare lidhur me komunikatën e Kuvendit të publikuar më 12 gusht, raporton Scanner

Behrami tha se kanë kërkuar sqarim dhe korrigjim të komunikatës, si dhe përgjegjësi për, siç pretendon ai, përdorimin e gjuhës politike dhe të njëanshme nga administrata e Kuvendit.

“Neutraliteti i administratës është detyrim institucional, jo zgjedhje”, ka theksuar Behrami.

Postimi i plotë:

Bashkë me Blertën dhe Altitin, dorëzuam ankesë zyrtare lidhur me komunikatën e Kuvendit të 12 gushtit.

Kërkuam sqarim, korrigjim të komunikatës dhe përgjegjësi për përdorimin e gjuhës politike e të njëanshme nga administrata e Kuvendit.

Neutraliteti i administratës është detyrim institucional, jo zgjedhje.

Screenshot

Të ngjashme

Të fundit