23.8 C
New York
Sunday, September 15, 2024

Buy now

Pavarësisht largimit, Vulin e dëshmon se ende qëndron në krye të BIA-s, e zbulon se ai fshihet pas arrestimeve në kufi

- Advertisement -

I ndodhur në listën e zezë të Amerikës, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin ende po e luan shefin e BI-as serbe.

Ai sot e zbuloi se qëndronte pas ndalimit të Severinës në kufi.

“Listat i kam shkruar vetë, Vuçiqin nuk e kam pyetur”,  ka thënë Vulin për ndalimin e këngëtares kroate dje në kufi.

Duke numëruar arsyet e ndalimit të individëve, Vulin tha se disa janë në listën për glorifikim të krimeve ndaj serbëve, për këndimin e këngëve që fyejnë popullin serb, si dhe për dhunë ndaj serbëve në koncerte. Në mesin e të arrestuarve ishin ata që sipas tij “festuan simbolikën e Shqipërisë së madhe dhe lavdëruan Anta Gotovinën”.

Vulin zbuloi se listat përfshinin shtetas të huaj që erdhën në Serbi me qëllim të pjesëmarrjes në protesta të dhunshme, si dhe bos të drogës të njohur në të gjithë rajonin.

“Ne ua konfiskuam automjetet dhe i kthyem në këmbë përtej kufirit,” tha Vulin, duke shtuar se lista përfshinte anëtarë të Kuvendit të Malit të Zi që votuan po për Rezolutën në Srebrenicë.

Vulin theksoi në mënyrë kritike se të gjithë ata, pa përjashtim, “ulërinin” dhe kërkuan që të hiqet ndalimi, duke pretenduar se kërcënon gjendjen e tyre financiare ose menaxhimin e pronës në Serbi. Ai shtoi se disa kërkuan heqjen e ndalimit përmes menaxherëve të tyre, ndërsa të tjerët e bënë këtë përmes kryeministrave të shteteve të tyre.

“Listat i kam përpiluar unë si ministër i policisë dhe drejtor i BIA-s, sipas ligjit dhe ndërgjegjes, më vjen keq që nuk iu përkushtova më shumë kësaj pune se po shoh sa kacafytje janë harruar padrejtësisht. Aleksandër Vuçiq nuk është pyetur për këtë, as nuk është dashur të pyetet”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit