20.7 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Pavard kalon te Interi

- Advertisement -

Interi ka bërë goditjen e radhës në merkato, duke arritur transferimin e mbrojtësit të Bayern Munchen, Benjamin Pavard.

Francezi do t’i kushtojë gjigantit italian rreth 30 milionë euro, ndërsa 2 të tjera bonuse, siç raporton Fabrizio Romano.

Pavard pritet të udhëtojë sot drejt Milanos, për të përfunduar testet mjekësore, ndërsa pritet që gjithçka të përfundojë ditën e mërkurë.

Sipas gazetarit Romano, kampioni i botës me  Francën dëshironte transferimin te Interi dhe do të jetë një armë më shumë në mbrojtjen e Inzaghit.

Të ngjashme

Të fundit