Pau Cubarsi është fitues i çmimit “Golden Boy”, për vitin 2026

- Advertisement -

Pau Cubarsi është fitues i çmimit prestigjioz “Golden Boy” për vitin 2026, i cili i ndahet futbollistit më të mirë nën moshën 21-vjeçare që luan në Evropë.

Mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës është shpërblyer për paraqitjet e tij të shkëlqyera, duke u bërë emri më i ri që i shtohet listës së fituesve të këtij çmimi.

Viti 2026 do të mbetet i paharrueshëm për Cubarsin, i cili ka fituar La Ligën dhe Superkupën e Spanjës me Barcelonën, si dhe Kupën e Botës me Spanjën.

Kështu, Barcelona vazhdon të dëshmojë se është një prej klubeve që investon më së shumti në talentet e reja.

Para Cubarsit, këtë çmim e kanë fituar edhe futbollistë të tjerë të klubit katalunas, si Lionel Messi, Pedri, Gavi dhe Lamine Yamal.

Çmimi “Golden Boy” ndahet çdo vit nga gazeta italiane “Tuttosport”, që nga viti 2003.

Një prej veçorive të këtij vlerësimi është se asnjë futbollist nuk mund ta fitojë atë më shumë se një herë.

Ndërkohë, në kuadër të çmimeve të këtij viti, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është zgjedhur presidenti më i mirë, kurse Giulia Galli, futbolliste e ekipit të femrave të Barcelonës B, ka fituar çmimin “Best Italian Golden Girl”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 14 dhjetor.

Lista e fituesve të çmimit “Golden Boy” ndër vite:

  • 2003: Rafael van der Vaart
  • 2004: Wayne Rooney
  • 2005: Lionel Messi
  • 2006: Cesc Fabregas
  • 2007: Sergio Aguero
  • 2008: Anderson Oliveira
  • 2009: Alexandre Pato
  • 2010: Mario Balotelli
  • 2011: Mario Gotze
  • 2012: Isco Alarcon
  • 2013: Paul Pogba
  • 2014: Raheem Sterling
  • 2015: Anthony Martial
  • 2016: Renato Sanches
  • 2017: Kylian Mbappe
  • 2018: Matthijs de Ligt
  • 2019: Joao Felix
  • 2020: Erling Haaland
  • 2021: Pedri Gonzalez
  • 2022: Pablo Gavi
  • 2023: Jude Bellingham
  • 2024: Lamine Yamal
  • 2025: Desire Doue
  • 2026: Pau Cubarsi.

Të ngjashme

Të fundit