Le të themi që durimit të Sara Gjordenit me komentet në rrjetet sociale i ka ardhur fundi, teksa ditën e djeshme, në një seri story-sh në Instagram ajo ka sqaruar të gjithë aludimet që bëhen për të, nisur nga ish-at, marrëdhënia me Bardhin (familjen, menaxherin, madje edhe me Meritonin), por ka reaguar edhe për krahasimin që ciftit i bëhet me Luizin dhe Kiarën, më saktë për “akuzat” që kopjojnë protagonistët e ‘BBVIP2″.
Megjithatë duket se Sara nuk e ka lënë me kaq reagimin (dhe nuk do ta lejë aspak me kaq ashtu sic janë gjasat), ndërsa duke i kthyer një koment një ndjekëse në Instagram, ka zgjedhur të “thumbojë” posacërisht Kiarën, duke i përmendur edhe ish-at e saj.