“Pas vrasjes time s’pres të përgjigjeni, por të mos mund të flini” – publikohet letra e dytë që Arlinda Zekaj ua kishte drejtuar institucioneve

- Advertisement -

 

Një tjetër letër e shkruar nga e ndjera Arlinda Zekaj, e publikuar nga Natyra Kuçi, ngre shqetësime të rënda lidhur me mënyrën sesi ajo e ka përjetuar trajtimin nga institucionet dhe sistemin e drejtësisë.

Në shkrimin e saj, Arlinda shpreh pakënaqësinë ndaj mënyrës se si, sipas saj, janë trajtuar kërkesat dhe shqetësimet e saj, duke kërkuar drejtësi dhe trajtim të barabartë para ligjit.

“Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi”, është mesazhi që përcillet nga letra e saj, ku ajo shpreh shqetësimin se kërkesat e saj nuk janë marrë seriozisht dhe se e drejta për t’u dëgjuar nuk i është garantuar ashtu siç priste.

Letra e plotë:

I nderuar z. kryetar,

Rastet nuk qenkan të rastësishme! Tani e shoh a kontribuat para institucioneve në vrasjen e grave.

Ju jeni njoftuar me kohë – takimi me gjyqtaren, pra, veprime konkrete, është zero!

Afatet ligjore janë tejkaluar dhe ligji e kompetenca e gjyqtarit nuk mund të zëvendësohen me fjalën „mundësi“!

Për më shumë, gjyqtari i juaj lëshon vendim kontradiktor e bën të vështirë jetën e një burri dhe një gruaje dhe të fëmijës.

Pse? Ndoshta nuk di, ndoshta di çfarë nuk duhet të dijë – … e në veçanti me të fortët. E dhimbshme deri në asht.

Kurseni kohën dhe merruni me substancë, jo me „mundësi“!

Nuk jeni tu luajtë loto, por tu e bartë ligjin në shërbim të qytetarëve!

Pas vrasjes, time nuk mund të përgjigjeni – por pres të mos mund të flini!

Faleminderit që më morët kohë për ta arsyetu vetën dhe gjyqtarin.

https://www.facebook.com/share/p/1MV7bzLF3n/

Të ngjashme

Të fundit