-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Pas vendimit të presidentit Joe Biden, Kreu i naftëtarëve ka një lajm të mirë për çmimet e derivateve në Kosovë

- Advertisement -

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani ka thënë se çmimet e karburantëve sot në treg janë më të lirat pas disa kohe.

Siaps tij çmimi i një litre naftë kushton 1.68 cent, përderisa benzina është 1.58 cent.

Në një prononcim për Insajderin, Berjani ka treguar edhe arsyet se pse këto çmime janë në tregun e vendit aktualisht.

“Presidenti i ShBA-se Joe Biden ka njoftuar se administrata e tij ka marrë vendim për të lëshuar në treg nga një milion barela naftë në ditë. Si rezultat i kësaj, sipas tij, çmimet pritet regjistrojnë një rënie te theksuar. Ky vendim do t`i ul çmimet e derivateve në tërë globin dhe do të reflektoj edhe te ne në Kosovë”, ka thënë Berjani.

Sipas tij, për momentin ka rënie të lehtë të çmimit të derivateve në tregjet ndërkombëtare dhe në berzë. Kjo sipas tij po reflekton edhe në Kosovë

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit