-1.7 C
New York
Monday, January 6, 2025

Buy now

Pas tri fitoreve radhazi, Arsenali ndalet me barazim nga Brighton

- Advertisement -

Arsenali ka bërë hap fals në ndjekjen e Liverpoolit, pasi ka barazuar 1:1 me Brighton në udhëtim.

Pas tri fitoreve radhazi, tani Topçinjtë kanë barazuar, duke i mundësuar liderit aktual, që të krijojë edhe më shumë epërsi në elitën e futbollit anglez.

Përballja në Amex Stadium ishte tejet e balancuar, me të dy skuadrat që arritën të krijonin raste të mira shënimi, por që u realizuan vetëm dy gola.

Skuadra e Mikel Artetës kaloi në epërsi vetëm pas 16 minutave lojë, kur 17-vjeçari Nwaneri, realizoi për 1:0, i asistuar nga Merino.

Më ndryshim në rezultat nuk pati në pjesën e parë, me Arsenalin që shkoi në pushim me epërsi minimale.

Pjesa e dytë i takoi Brightonit, ndonëse Arsenali e posedoi topin.

Vendasit e kërkuan golin me ngulm, diçka që e arritën në minutën e 61-të.

Saliba shkaktoi penallti, kur ndërhyri në zonë në Joao Pedron.

Joao Pedro mori përsipër goditjen nga pika e bardhë, duke u treguar shumë i saktë, për të barazuar rezultatin në 1:1.

Me këtë rezultat u mbyll takimi, me Arsenalin që pas tri fitoreve radhazi, tani ndalet me barazim.

Topçinjtë mbesin në vendin e dytë me pesë pikë më pak se lideri, Liverpool, por këta të fundit kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit