Pas takimit me “Mehmet Kosovën”, Luiz Ejlli shihet edhe me Lewandowskin

- Advertisement -

Këngëtari i njohur shkodran dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga pushimet e tij në Turqi.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, Luizi u shfaq krah sulmuesit të Barcelonës, Robert Lewandowski, me të cilin duket se është takuar rastësisht.

Duke mos e humbur humorin që e karakterizon, ai shkroi: “Duhej edhe një calcetto për ta mbyllur mbrëmjen me Robert Lewandowski”.

 Foto: Instagram

Gjatë qëndrimit atje, artisti shkodran ka pasur rastin të takohet edhe me aktorin turk Kenan Imirzalioglu, që për publikun shqiptar njihet si ‘Mehmet Kosova’.

Ndërkohë, takimi i papritur me një prej futbollistëve më të mirë në botë dhe me aktorin e dashur për publikun shqiptar ka tërhequr vëmendje të madhe.

Duket se Luizi po bën pushimet para nisjes së sezonit të verës pasi është shumë i kërkuar në mbrëmje e koncerte.

I njëjti vazhdon të jetë shumë i pëlqyer nga publiku dhe me një popullaritet të madh gjithandej trojeve shqiptare. 

Të ngjashme

Të fundit