9.7 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Pas shfaqjes së Dokumentarit kushtuar masakrës serbe në Abri kundër Deliajve, Lladrovci: Julius, Vaughan dhe Leman, përgjithmonë mirënjohës!

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përcjellë me emocione të forta, shfaqjen private të dokumentarit “Return to Kosovo” të Julius Strauss, Vaughan Smith dhe Leman Kamberi Muriqi, dedikuar masakrës në Abri, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu në shtator të vitit 1998.

Dokumentari është punuar me ndjenja të forta humane dhe ndjeshmëri të lartë me çka dokumenton jo vetëm masakrën në Abri të kryer nga forcat serbe ndaj civilëve të pambrojtur shqiptarë nëpërmjet mediave dhe lajmeve rreth kësaj tragjedie në opinionin botëror, por edhe ringritjen e familjes Deliu, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, në Prishtinë, në Kinema “Armata”, me emocione të forta, përcolla shfaqjen private të dokumentarit “Return to Kosovo” të Julius Strauss, Vaughan Smith dhe Leman Kamberi Muriqi, dedikuar masakrës në Abri, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu në shtator të vitit 1998, njëherësh dokumentari flet edhe për masakrat tjera në Kosovë, për traumat e luftës dhe kujtesën për atë kohë tepër të rëndë.

Dokumentari pasqyron edhe motivet e ardhjes së gazetarit të luftës Strauss në Kosovë, përtej aspekteve profesionale, për ftesën e Besnikut, të mbijetuarin e familjes Deliu për ta vizituar sërish Kosovën pas shumë vitesh, për lidhjen emocionale të krijuar pasi ka parë e dokumentuar masakrën në Abri e vendet tjera në Kosovë në mediat botërore, me shtyllën e familjes, Imerin, ushtar i UÇK-së dhe të tjerët.

Dokumentari është punuar me ndjenja të forta humane dhe ndjeshmëri të lartë me çka dokumenton jo vetëm masakrën në Abri të kryer nga forcat serbe ndaj civilëve të pambrojtur shqiptarë nëpërmjet mediave dhe lajmeve rreth kësaj tragjedie në opinionin botëror, por edhe ringritjen e familjes Deliu, jetën e re në Kosovën e çliruar dhe lidhjet e pashkëputshme të gazetarëve Julius Strauss dhe Vaughan Smith me Kosovën.

Respekt për punën tuaj dhe dashurinë që keni për popullin e Kosovës, miqtë e mi, Julius, Vaughan dhe Leman, përgjithmonë mirënjohës!

https://www.facebook.com/share/p/tecuHa5UPytk7pVx/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit