Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

- Advertisement -

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda automjetit ku ishte i izoluar, pas disa orësh negociatash me Policinë.

Sipas informacioneve paraprake, një ambulancë është afruar pranë makinës ku ndodhej 35-vjeçari, ndërsa dyshohet se ai ka humbur jetën. Edhe Policia e Shtetit ka njoftuar se Buzi dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.

“Pavarësisht përpjekjeve dhe negociatave intensive të zhvilluara prej orëve të para të mëngjesit, ai nuk iu bind thirrjeve të Policisë dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armën e gjahut”, njofton Policia e Shtetit.

Pas lirimit të ish-të dashurës së tij, falë ndërhyrjes së Policisë dhe ekipit negociator të RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, vijuan negociatat me 35-vjeçarin me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht, ku mbeti i vrarë Kosta Plaka dhe u plagos bashkëshortja e tij, Belere Plaka. Ish-bashkëshortja e autorit u mor me forcë nga vendngjarja, por më pas u lirua gjatë operacionit policor.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje kriminale./Euronews.al

Të ngjashme

Të fundit