Këngëtarja Miranda Hashani duket se ka një raport të afërt miqësor me këngëtaren Vjollca Haxhiu, e cila është bërë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova.
Me hyrjen e Vjollcës në shtëpinë e famshme, dy miket tashmë janë larg njëra-tjetrës.
Këtë e ka bërë të ditur edhe Miranda, e cila përmes një postimi në Instagram ka publikuar një instastory, ku ka shprehur se i mungon mikja e saj.
Ndërkohë, kujtojmë se Miranda së fundmi ka kaluar edhe një ndryshim në jetën private, pasi është ndarë nga bashkëshorti i saj, shkruan “Kosovarja”.







