Nga fshati Likoc, aty ku ishte Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, flakadanët e lirisë do të ndizen edhe në Gllogjan, aty ku është Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të Kombit.“Zjarri i Lirisë” do të ndizet në nderim të sakrificës dhe në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Ish-komandati i UÇK-së, Daut Haradinaj ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në Glogjan, në ndezjen e flakadanëve të lirisë.
“Sonte në Gllogjan, nga ora 19:00, do të bashkohemi për ndezjen e flakadanit të lirisë në kujtim të sakrificës dhe në përkrahje të bashkëluftëtarëve tanë që i presim me datën 16 shtator.”, ka shrkuar Haradinaj në një adrsim të tij në rrjetin social Facebook.
Ndryshe, “Zjarri i Lirisë” do të ndizet në shtatë zonat, aty ku ka operuar Ushtria Çlrimitare e Kosovës.






