Pas liberalizimit të vizave, pasaporta e Kosovës është fuqizuar në radhitjen botërore.
Nga vendi i 91-të që ishte deri dje në ranglistën botërore, sipas indeksit të pasaportave, tani pasaporta kosovare është e 55-ta në botë për nga fuqia e saj.
Me pasaportën e Kosovës, pa vizë mund të udhëtohet në 50 shtete, në 41 të tjera viza mund të merret pas mbërritjes e për 107 shtete, nevojitet vizë, raporton RTK.
Në kontinentin evropian, pasaporta e Kosovës është më e fuqishme sesa ajo e Armenisë dhe Azerbajxhanit, por prapa atyre të Ballkanit Perëndimor.
Në rang evropian, pasaportat më të fuqishme janë ato të Gjermanisë, Spanjës, Francës, Italisë e Holandës, në rang global, pasaporta më e fuqishme është ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe