Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli i është drejtuar analistit amerikan dhe njohësit të çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer i cili ka komentuar përfundimin e mandatit të përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesit Special të BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Qorolli përmes një postimi në platformën X tha se Escobar dhe Lajçak e nisën keq misionin duke përfunduar edhe më keq.
Ai theksoi se ata i premtuan Beogradit se prioritet i tyre do të jetë krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe përfunduar pa përparim në këtë drejtim.
“Escobar si dhe Lajçak nisën keq dhe përfunduan më keq. Ata i premtuan Beogradit se do të kenë prioritet krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe brenda Kosovës. Ata përfunduan pa përparim të rëndësishëm në atë prioritet të gabuar”, ka shkruar Qorolli në X.