5.1 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

Pas incidentit të mbrëmshëm në Pejë, vjen reagimi thumbues i Trepçës

- Advertisement -

Klubi i basketbollit Trepça ka reaguar pas incidentit të ndodhur mbrëmë në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë.

Ndeshja u ndërpre përkohësisht pas incidenteve që ndodhën në parket, kur një tifoz vendës e sulmoi lojtarin mysafir.

E më pas, incidentet u zhvendosën edhe në tribuna, ku tifozët e gjuajtën njëri-tjetrin me karrige dhe me fishekzjarrë, me ç’rast nuk munguan as fyerjet e rënda ndaj mitrovicasve,

E sot, rreth këtij incidenti ka reaguar klubi mitrovicas përmes rrjeteve sociale, duke i thumbuar tifozët kundërshtarë të gjysmëfinales së “play-offit” të Superligës, të cilët në kor thirrën “ju jeni shkije”.

“Burrat betejën e fitojnë në front. Tavolina e vetme për ne është parketi. Ndeshja e 4-tërt zhvillohet të enjten në Pejë. Motivi i jonë çdo ditë e më shumë dihet. Ne, falënderojmë bordin e KB Pejës për mikpritje. Trepça na bashkon”, ka shkruar klubi mitrovicas.

Trepça avancon 2-1 në serinë gjysmëfinale dhe ndeshja e katërt do të luhet po ashtu në Pejë këtë të enjte. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit