Ish-presidenti pasi ka qëndruar për dy orë në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt ku edhe është parë me familjarët e tij ngushtë, është larguar nga aty nën përcjelljen e EULEX-it.
Para vizitës në shtëpi tek familjarët, Thaçi ka qëndruar tek varri i babait të tij, Haxhi Thaçi ku ka bërë nderime dhe ka vendosur një kurorë me lule, shkruan Gazeta Express.
Specialja ka konfirmuar se Thaçit i është aprovuar vizita për të bërë nderime dhe për të qëndruar me familjarët e tij të ngushtë pas vdekjes së babait.