35.1 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Pas dy orësh përfundon intervistimi i ministres Hajdari nga Prokuroria Speciale

- Advertisement -

Pad dy orësh ka përfunduar intervistimi i ministres së Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë Rozeta Hajdari nga Prokuroria Speciale, lidhur me skandalin me rezervat shtetërore.

Pas përfundit, ministrja Hajdari nuk ka dhënë shumë detaje se për çfarë është intervistuar.

“Nuk jam intervistuar sot, sepse është fjala për intervistë për rezerven shtetërore, e cila kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet që kanë nevojë”, tha ajo.

Ndryshe, Prokuroria Speciale, më 18 gusht 2023, kishte zhvilluar një aksion për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe shkoi edhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi.

Të ngjashme

Të fundit