5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Pas 18 vitesh rikthehet filmi ikonik me kastin origjinal…

- Advertisement -

Një vazhdim i filmit ikonik “The Devil Wears Prada” është duke u punuar në Disney pothuajse 18 vjet nga filmi i parë. Siç raportohet, vazhdimi i filmit do të realizohet me kastin ikonik dhe do të punohet nga skenaristja e njëjtë, Aline Brosh McKenna, sipas DailyMail.

Ndonëse kasti origjinal i aktorëve ende nuk është konfirmuar, ka zëra se do të rikthehen në rolet e tyre Meryl Streep dhe Emily Blunt. Historia e vazhdimit të filmit do pasqyrojë kryeredaktoren Miranda Priestlyn (Meryl Streep) dhe karrierën e saj në ditët e sotme duke qenë se botimi tradicional i revistave është në rënie.

Ende nuk dihet nëse Anne Hathaway do të rikthehet në rolin e Andreas dhe nëse gjithashtu do të rikthehen aktorët e tjerë të roleve dytësore në filmin e parë. Filmi i drejtuar nga David Frankel, ishte padyshim një hit duke gjeneruar 124.7 milionë dollarë në vend dhe 326.7 milionë dollarë në mbarë botën nga vetëm një buxhet prej 35 milionë dollarësh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit