19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Pas 11 vitesh Apple i jep lamtumirën portës Lightning për ta zëvendësuar me USB-C

- Advertisement -

Më 12 shtator 2012, Apple i dha lamtumirën portës së karikimit me 15 gjilpëra në favor të një konektori me 8 gjilpëra që mund të montohej në të dy anët në iPhone dhe e quajti Lightning.

I shërbeu ekosistemit të pajisjeve Apple për vite me radhë për qëllime karikimi të baterisë por edhe transferim të të dhënave. I njëjti kontektor u aplikua në iPad, në tastiera, në AirPods, Apple Pen shumë pjesë të tjera periferike.

Megjithatë ndërsa pajisjet filluan të konsumonin më tepër energji, Apple e kuptoi se USB-C mund të jetë zgjidhja më e mirë. Nga 2018-ta kompania zhvendosi iPad Pro në USB-C. Në 2020, iPad Air pasoi ndjekur nga gjenerata e 10-të e iPad në 2022.

Apple TV 4K ishte produkt i radhës i Apple që braktisi portën Lightning. Siç dukej tërë bota po kalonte në USB-C dhe një shtysë të fundit vendosi t’ia japë Apple pikërisht Bashkimi Europian.

Në 2022 Parlamenti Europian votoi unanimisht që të gjitha pajisjet elektronike, përfshirë telefonët, tabletët, kamerat, kufjet, konsolat, altoparlantët portativë, kufjet e mëdha, dhe laptopët me ushqyes deri në 100W, të pajisjen me portën USB-C.

Sot si pjesë e debutimit të iPhone 15, Apple njoftoi se kontektori Lightning do të japë lamtumirën, pikërisht 11 vite që nga prezantimi. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit