25.6 C
New York
Wednesday, October 4, 2023

Buy now

Mbrojtja e Selimit merr në pyetje dëshmitarin e radhës në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në seancën e të mërkurës, ekipi mbrojtës i Selimit ka filluar ta marr në pyetje dëshmitarin e 24-të në këtë çështje (me kodin 4255)

I njëjti po përgjigjet në pyetjet e avokatit Geoffrey Roberts, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ky dëshmitar ka filluar dëshminë e tij më 12 shtator ku i është përgjigjur pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), ekipit mbrojtës të Thaçit dhe Veselit.

Gjatë leximit të përmbledhjes së dëshmisë së tij nga ZPS u tha se ka qenë komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për një periudhë të caktuar kohore dhe se ishte edhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Të ngjashme

107,454FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit