Partitë Popullore Evropiane pritet ta pezullojnë partinë e Vuçiqit në Serbi

- Advertisement -

Partia Popullore Evropiane (EPP) pritet të pezullojë në fillim të dhjetorit Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit, duke i dhënë një vit afat për t’u reformuar, përndryshe do ta përjashtojë përfundimisht.

EPP kërkon nga SNS që të përmirësojë lirinë e medias, të luftojë korrupsionin, të ndërpresë lidhjet politike me Vladimir Putinin dhe Rusinë, të shkëputet nga trashëgimia e Millosheviqit dhe të lejojë një hetim të pavarur për shembjen tragjike të stacionit të trenit në Novi Sad më 1 nëntoe 2024.

Ky zhvillim vjen pasi Vuçiq humbi pushtetin 14-vjeçar muajin e kaluar ndaj lëvizjes së re Lista Studentore, e cila po planifikon mbajtjen e një referendumi për anëtarësimin e Serbisë në BE në vitet e ardhshme.

Të ngjashme

Të fundit