17.5 C
New York
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

- Advertisement -

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë.

Java që do të hyjmë do të karakterizohet me intervale diellore dhe reshje të shiut.

Ditën e hënë do të mbretërojë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

E marta do të jetë me diell dhe pjesërisht e vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Ditën e mërkurë do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale diellore. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi.

Të enjten do të merr mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

Ditën e premte do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit