Paraqiti pasaportë belge që nuk ishte e tij, iraniani ndalohet në Aeroportin e Prishtinës

- Advertisement -

Një shtetas iranian është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi gjatë kontrollit ka prezantuar një pasaportë belge që dyshohet se nuk i përkiste atij.

Rasti është raportuar më 18 gusht 2026, rreth orës 18:00. Sipas policisë, i dyshuari është intervistuar lidhur me dokumentin e prezantuar dhe gjatë intervistimit ka pranuar se pasaporta nuk ishte e tij.

Aeroporti ‘Adem Jashari’ / 18.08.2026 – 18:00. Raportohet se një i dyshuar mashkull ka prezantuar në kontrollë pasaportën e lëshuar nga shteti i Belgjikës e cila dyshohej se nuk i përkiste personit që e ka prezantuar. I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se pasaporta nuk është e tij dhe ai është shtetas iranian dhe nuk posedon asnjë dokument me vete. I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se ndihet i rrezikuar në shtetin e tij dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në zyrën e migracionit për vazhdimin e procedurës së azilit”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme

Të fundit