18 C
New York
Sunday, June 16, 2024

Buy now

Parandalohet kontrabandë me mallra në Leposaviq dhe Podujevë

- Advertisement -

Policia e Kosovës i ka parandaluar dy raste të kontrabandës me mallra, një në Leposaviq dhe tjetrin në Podujevë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është parandaluar në dalje të Republikës së Kosovës për në Serbi, ku janë gjetur mjete bujqësore.

“1. Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore të Departamentit të kufirit pas një pune intensive operative dhe hetimore sot me datë 27.05.2024, rreth orës 14:00, në fshatin Koshuticë, K.K. Leposaviq, në dalje të Republikës së Kosovës për në Serbi kanë ndaluar pesë (5) automjete të ndryshme në të cilat kishte mallra, mjete bujqësore të përmendura si në vijim:

– Motorë (kultivator); trembëdhjetë (13) copë,

– Kositëse për bari të mëdha (mullqera) gjashtë (6) copë,

– Freza bujqësorë tri (3) copë,

– Shata për freza dyqind (200) copë,

– Motosharrë dore një (1) copë,

– Moto-kultivator një (1) copë,

-Motoçikletë me katër rrotë për fëmijë një (1) copë.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kalim i paautorizuar i kufirit – Tentim”, përderisa rasti shkon për trajtim në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, rasti i dytë është hasur në fshatin Metergoc të Podujevës, ku policia ka hasur në 20 metra kub dru të ahut dhe pishave.

“2. Në një rast tjetër disa orë më herët patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Keçekollë në fshatin Metergovc, K.K. Podujevë, në brezin kufitar ka hasur në një sasi prej rreth njëzet (20) metra kub dru të llojeve ahu dhe pishë (trupa). Në vendngjarje kanë dalë zyrtarë të APK-së, përderisa me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kontrabandë me mallra”, malli i kontrabanduar është dërguar në terminal doganor, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente”, thuhet në komunikatë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit