7.4 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Parandalohen tri raste të kontrabandës me mallra

- Advertisement -

Njësia e Task Forcës ka parandaluar tri raste të kontrabandës me mallra.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se në rastin e parë janë sekuestruar 287 shishe me nga 0.5 litra birra, për të cilat drejtuesi i veturës s’kishe dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre.

Po ashtu, thuhet se dyshohet se birrat janë sjellë përmes rrugëve ilegale nga Serbia.

“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi prej 287 copë shishe me nga 0.5 litra birra, për të cilat i dyshuari nuk kishte poseduar dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre. Dyshohet që birrat janë sjell përmes rrugëve ilegale nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në rastin e dytë janë sekuestruar 297 shishe birra, ku thuhet se pronari i veturës ka tentuar t’i shmanget kontrollit doganor.

“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi prej 297 copë shishe me nga 0.5 litra birra për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre dhe dyshohet që birrat janë sjell rrugëve ilegale nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor”, thuhet tutje në komunikatë.

Ndërkaq, njëjtë në rastin e fundit, janë sekuestruar gjithsej 300 shihe me birra, teksa lidhur me rastet është njoftuar prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e rasteve të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi prej 300 copë shishe me nga 0.5 litra birra të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre dhe dyshohet që birrat janë sjell rrugëve ilegale nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor. Lidhur me rastet është njoftuar prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e rasteve, të cilat do të vazhdojnë në procedurë të rregullt. Malli i sekuestruar së bashku me automjetet i dorëzohen Doganës së Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit